Balliu: Shqipëria fjeti dhe u zgjua me lajme krimi, Edi Rama ka dështuar
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ashpër pas disa ngjarjeve të rënda kriminale të regjistruara gjatë ditës së shtunë në vend, duke akuzuar qeverinë se ka dështuar në garantimin e sigurisë publike. Në një deklaratë, Balliu rendit vrasjen e një 20-vjeçarit në qytetin e Korçës, përleshjen me plagosje në burgun e Fierit dhe shpërthimin me eksploziv në Durrës, duke i cilësuar si tregues të një situate të rënduar të rendit publik. Sipas tij, qytetarët nuk ndihen më të sigurt as në hapësirat publike dhe as brenda institucioneve të sigurisë, ndërsa shteti nuk po arrin të parandalojë dhe godasë krimin. Balliu akuzon kryeministrin Edi Rama se, pas 13 vitesh në pushtet, ka dështuar në atë që ai e cilëson si detyrën themelore të një...
Burimi:
gijotina.com