Avokati Romeo Kara i bashkohet protestës: Ka ardhur koha që populli të fitojë dinjitetin e humbur
Mijëra qytetarë u mblodhën edhe sot për të 18-ën ditë radhazi në protestën kundër qeverisë Rama. Një prej tyre ishte dhe avokati Romeo Kara, i cili mori fjalën në podiumin e improvizuar. Ai u shpreh se populli po lufton për të fituar dinjitetin e humbur nga politika dhe krimi. Ndërsa shtoi se shqiptarët duhet të bashkohen me këtë protestë pavarësisht ndasive politike. Romeo Kara: Ka ardhur koha që ky popull ta kërkojë dhe fitojë dinjitetin e humbur kjo është tribuna e njerëzve të papërfaqësuara deri tani të braktisur nga shteti dhe të sunduar në mënyrë më amorale nga krimi dhe aleanca e politikës me krimin. Nuk ka organizim më të fortë se ai që ngjizet nga shpirti i një populli që do liri. Se nuk...
Burimi:
sot.com.al