Reforma Territoriale rikthen debatin, Bashkitë nisin konsultimet me qytetarët
Në kulmin e sezonit veror, bashkitë në të gjithë vendin kanë nisur përgatitjet për të përmbushur kërkesat e procesit të Reformës Territoriale, pas afateve të vendosura në projektligjin e paraqitur për këtë çështje. Sipas propozimit, kryetarët e bashkive, këshillat bashkiakë dhe qytetarët duhet të paraqesin qëndrimet e tyre të argumentuara mbi ndryshimet e mundshme në ndarjen administrative territoriale. Për shkak të afateve ligjore, këshillat bashkiakë kanë nisur hartimin e kalendarëve për dëgjesat publike me komunitetet lokale. Procesi zhvillohet edhe në bashkitë që janë propozuar për t’u shkrirë, ku një pjesë e qytetarëve kanë shprehur më herët kundërshtime ndaj këtyre ndryshimeve. Edhe Komisioni për Reformën Territoriale ka zhvilluar më parë dëgjesa me qytetarët dhe grupet e interesit, ndërsa tashmë konsultimi rikthehet në nivel vendor. Në këtë...
Burimi:
ntv.al