I rritur me prindër të divorcuar, DETAJE nga jeta e Kristjan Sterjos, një vit më parë plagosi të atin
Teksa familja Zuko ka hapur dyert e mortit dhe pritet t’i japë nesër lamtumirën e fundit 20-vjeçarit Joan Zuko, të tjera detaje janë zbardhur nga dëshmia e të riut i cili akuzohet për ngjarjen tragjike të ndodhur pasditen e së shtunës në qytetin e Korçës. Kristjan Sterjo ka rrëfyer para grupit hetimor dinamikën e konfliktit me Joan Zukon, duke pretenduar se mes tyre kishte pasur një tjetër përplasje, rreth dy javë para ngjarjes. Sipas dëshmisë së siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, i riu ka deklaruar se konflikti kishte nisur pasi sipas tij Zuko kishte ngacmuar një mikeshë të tij. Sterjo ka treguar se pas përplasjes së parë, ditën e ngjarjes ai e kishte parë sërish të riun dhe kishte vendosur t’i afrohej për të sqaruar...
Burimi:
ntv.al