Mero Baze: Zelensky nuk është problemi, Kosova po humb peshën në Perëndim

Mero Baze: Zelensky nuk është problemi, Kosova po humb peshën në Perëndim

Deklarata e Volodymyr Zelenskyt në Beograd për Kosovën ka shkaktuar reagime të forta në hapësirën shqiptare, por publicisti Mero Baze argumenton se debati po zhvillohet në drejtimin e gabuar. Në një editorial të publikuar në Albanian Post, Baze thotë se në qëndrimin e Ukrainës ndaj Kosovës nuk ka asgjë të re. Kievi nuk e ka njohur më parë pavarësinë e Kosovës dhe deklarata e Zelenskyt, sipas tij, thjesht ka rikonfirmuar këtë pozicion. Fakti që deklarata u bë në Beograd i dha asaj një peshë shumë më të madhe politike dhe mediatike në Serbi dhe në hapësirën shqiptare. Por për Mero Bazen, problemi më serioz nuk është ajo që tha presidenti ukrainas. Ai ngre një pyetje shumë më të madhe: pse çështja e Kosovës po shkakton...