Flakët në vend nuk ndalen/ 5 vatra aktive, ushtria angazhohet për shuarjen e zjarreve
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur situatën më të fundit të zjarreve në vend, duke raportuar 10 vatra të evidentuara deri në orën 14:00. Nga këto, pesë vijojnë të jenë aktive, ndërsa katër të tjera janë nën monitorim. Në operacionet për kontrollin dhe shuarjen e zjarreve janë angazhuar 21 automjete zjarrfikëse, 153 forca operacionale, si dhe 125 efektivë të Forcave të Armatosura. Në mbështetje të ndërhyrjeve janë vënë edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore. Në Krujë, vatra në zonën e Abazes vijon të jetë aktive, por sipas autoriteteve nuk paraqet rrezik për banesat. Ndërkohë, në Krastë zjarri ka rritur intensitetin dhe është përhapur në një sipërfaqe pyjore, ku po ndërhyjnë forcat vendore, efektivë të ushtrisë dhe një helikopter. Operacionet vijojnë edhe në Priskë të...
Burimi:
ntv.al