“Ata që shkatërrojnë pasurinë kombëtare, të përgjigjen sipas ligjit”/ Lamallari kërkon ndëshkim për zjarrvënësit
“Zjarrvënësit e qëllimshëm duhen evidentuar sa më parë dhe plotësisht nga Policia e Shtetit, të procedohen penalisht dhe të vihen para drejtësisë.” Me këtë apel, ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi për situatën e zjarreve në vend, duke kërkuar ndëshkimin sipas ligjit të kujtdo që shkatërron pasurinë kombëtare. “Zjarrvënësit e qëllimshëm duhen evidentuar sa më parë dhe plotësisht nga Policia e Shtetit, proceduar dhe ndjekur penalisht me të gjithë vetëdijen e lartë qytetare dhe angazhimin maksimal profesional të çdo prokurori, për vënien përpara drejtësisë dhe ndëshkimin e ashpër sipas ligjit penal të çdokujt që shkatërron pasurinë kombëtare të shumë gjeneratave!” tha ai Mesazhin e tij Lamallari e shoqëroi me pamje nga operacioni për shuarjen e zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës, ku prej...
Burimi:
sot.com.al