Arrestohet i dyshuari për vrasjen makabre të gazetarit, fshihej në një ndërtesë të braktisur
Policia italiane ka arrestuar një 26-vjeçar me origjinë tuniziane, i dyshuar si autor i vrasjes së gazetarit Luigi “Luca” Esposito, ngjarje që ka tronditur opinionin publik në Itali. I riu u lokalizua gjatë natës në një ndërtesë të braktisur pranë zonës ku u gjet trupi i pajetë i gazetarit në periferi të Ebolit. Hetuesit arritën në identifikimin e tij pas analizimit të pamjeve të kamerave të sigurisë dhe krahasimit me të dhënat e telefonisë celulare. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, Esposito ishte dhunuar brutalisht dhe dyshohet se ishte ende gjallë kur autori i vuri zjarrin trupit të tij. Shkaku i vdekjes është përcaktuar si asfiksi, ndërsa analizat kanë konfirmuar se viktima kishte thithur tym, duke përforcuar dyshimet se ai u dogj i gjallë pas sulmit. Arma e...
Burimi:
gijotina.com