ARRESTIME NE SARANDE, POLICIA MEGAOPERACION
Një aksion policor është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Sarandë kundër ndërtimeve pa leje me urdhër të Prokurorisë si dhe janë lëshuar 12 masa sigurie, 4 për efektivë, 4 për zyrtarë të IMT-së Sarandë dhe 4 për biznesmenë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) njofton se në pranga kanë rënë Kristofor Shkrepa, Kastriot Sotka, për të cilët është lëshuar masa ‘arrest me burg’ dhe Blerim Tafçiu në ‘arrest shtëpie’, të gjithë të akuzuar për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’ kryer më shumë se një herë. Ky operacion është vazhdim i atij të ndërmarrë më 15 maj në zonën bregdetare ku konstatua dhe u shemb beach-bari ‘Copacabana’ që çoi në shkarkimin e kupolës drejtuese të Komisariatit të Sarandës për shkak se kishin mbyllur sytë përballë paligjshmërisë në këmbim...
Burimi:
ntv.al