Zjarr në periferi të qytetit të Cërrikut, flakët dogjën një parcelë me ullinj dhe rrezikuan një banesë

Zjarr në periferi të qytetit të Cërrikut, flakët dogjën një parcelë me ullinj dhe rrezikuan një banesë

Një vatër e fuqishme zjarri është regjistruar paraditen e kësaj të hëne në periferi të qytetit të Cërrikut, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje me ferra, shkurre dhe një parcele me ullinj. Për shkak të temperaturave të larta dhe erës, flakët u përhapën me shpejtësi, duke marrë përmasa të mëdha brenda një kohe të shkurtër dhe duke rrezikuar seriozisht edhe një banesë që ndodhej pranë zonës së përfshirë nga zjarri. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje mbërritën forcat e Shërbimit Zjarrfikës, të cilat ndërhynë me shpejtësi dhe u angazhuan maksimalisht për vënien nën kontroll të flakëve. Falë ndërhyrjes së tyre në kohë, u bë i mundur izolimi i vatrës së zjarrit, duke parandaluar përhapjen drejt banesës dhe zonave të tjera përreth. Si pasojë e zjarrit u...