“Larg duart nga Patosi”, banorët në protestë kundër shkrirjes së Bashkisë

“Larg duart nga Patosi”, banorët në protestë kundër shkrirjes së Bashkisë

Dhjetëra banorë të Bashkisë Patos kanë dalë këtë të hënë në protestë kundër propozimit për shkrirjen e bashkisë së tyre dhe bashkimin me Bashkinë Fier, në kuadër të reformës së re territoriale. Me sloganin “Larg duart nga Patosi”, qytetarët kanë kundërshtuar çdo ndryshim që, sipas tyre, rrezikon identitetin, shërbimet dhe zhvillimin e qytetit. Ata kërkojnë që vendimmarrja për të ardhmen administrative të Patosit të merret vetëm pas konsultimit me komunitetin. Gjatë protestës, banorët kanë ngritur shqetësimin se bashkimi me Fierin mund të sjellë largimin e shërbimeve nga qytetarët dhe të ndikojë në shpopullimin e zonës. “Jemi të zhgënjyer. I bëjmë thirrje Edi Ramës të vijë këtu të bisedojë me ne. Të mos bashkohemi, sepse na largohet shërbimi”, u shpreh një prej protestuesve. Në mbështetje të...