Aksident i rëndë në Fushë Krujë/ Një person mbetet i plagosur, transportohet me urgjencë në spital
Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pranë nënkalimit të Fushë Krujës. Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të Krujës, të cilat kanë përdorur mjete prerëse për të nxjerrë automjetin nga trafikndarësja. I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Burimi:
sot.com.al