Anulimi i koncesionit të aeroportit të Vlorës, kompania e Pacollit: Jemi përjashtuar në mënyrë të paligjshme
Kompania MABCO, e drejtuar nga Behgjet Pacolli, ka kundërshtuar zgjidhjen e kontratës së koncesionit për Aeroportin e Vlorës, duke akuzuar institucionet shtetërore shqiptare për përjashtim të paligjshëm nga investimi dhe ushtrim presionesh ndaj saj. Në një deklaratë për mediat, avokati i kompanisë, Arlind Ahmetaj, tha se MABCO, e cila sipas tij zotëron 98% të investimit, është mbajtur jashtë kantierit për një vit, pavarësisht dokumentacionit zyrtar që, sipas tij, e provon këtë situatë. Ahmetaj deklaroi se më 3 prill 2025 është bërë një tentativë për blerjen e kuotave të investimit, ndërsa shtoi se qeveria është në dijeni të zhvillimeve që, sipas tij, nisën në gusht të vitit 2025. Ai pretendoi gjithashtu se përfaqësuesit e MABCO janë penguar fizikisht të hyjnë në aeroport. Sipas avokatit, në mars...
Burimi:
sot.com.al