Anatomia e një muaji rezistencë, bilanc dhe pyetje

Anatomia e një muaji rezistencë, bilanc dhe pyetje

Nga Lutfi Dervishi Tridhjetë ditë janë të mjaftueshme që një qeveri të absorbojë, neutralizojë, ose të negociojë me një valë presioni qytetar. Kjo nuk ka ndodhur sepse nuk kemi të bëjmë thjesht me kundërshtimin e një projekti, por me një gjyq publik ndaj një modeli qeverisës ku vendimmarrja arbitrare dhe kapitalizmi klientelist kanë hasur në një rezistencë që pushteti as e parashikoi, as nuk di ende ta menaxhojë.Megjithatë, pas një muaji, edhe vetë lëvizja përballet me pyetjen e vështirë: Po më pas? Edhe nëse ky cikël manifestimesh (nga më paqësorët në kontinent) do të përfundonte sot, ka tre gjëra që nuk mund të fshihen. E para: Eshtë rrëzuar miti i apatisë shqiptare. Në fakt çfarë u rrëzua nuk ishte apatia, por mosbesimi te ndërmjetësit tradicionalë,...