Ambasada e SHBA në Tiranë: Anulohen vizat për të huajt që kryejnë krime apo nxisin dhunë
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka njoftuar se Departamenti Amerikan i Shtetit po ashpërson masat ndaj shtetasve të huaj që konsiderohen kërcënim për sigurinë e Shteteve të Bashkuara. Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale, ambasada bën me dije se, nën administratën e Presidentit Donald Trump, po anulohen vizat për persona të huaj që kryejnë vepra penale, nxisin dhunë ndaj qytetarëve amerikanë ose përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare. “Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, Departamenti i Shtetit po anulon vizat e shtetasve të huaj që kryejnë krime, nxisin dhunë ndaj amerikanëve ose kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare”, thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Burimi:
gijotina.com