Shkodër/ Plagosi me armë zjarri Vladimir Bruçin, ky është autori i dyshuar Pjerin Bitani

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri Vladimir Bruçin, ky është autori i dyshuar Pjerin Bitani

Ky është Pjerin Bitani, autori i dyshuar i plagosjes së ndodhur sot në Shkodër. Ai dyshohet se qëlloi dy herë me armë zjarri Vladimir Bruçin pranë shtëpisë së tij, duke e lënë të plagosur. Ngjarja ndodhi reth orës 14:30, në lagjen “Partizani”, ku dyshohet se plagosja ka ardhur pas një konflikti për motive të dobëta. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.