Përplasen dy skafe në Shëngjin, humb jetën 25-vjeçari, një tjetër në gjendje të rëndë

Përplasen dy skafe në Shëngjin, humb jetën 25-vjeçari, një tjetër në gjendje të rëndë

Një aksident është regjistruar sot në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku dy mjete lundruese janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, një 25-vjeçar me inicialet K.Gj. ka humbur jetën, ndërsa një tjetër, U.M., ka mbetur i plagosur rëndë. Pas aksidentit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e emergjencës dhe autoritetet përgjegjëse, të cilat po vijojnë ndërhyrjen për nxjerrjen e personave të përfshirë. Ndërkohë, Policia dhe autoritetet detare kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e përplasjes.