Aksioni blic në burgun e Fierit/ Telefoni që u gjet jashtë qelisë i dërgohet SPAK, dyshohet se i përket Azgan Mërnicës
Pas gjetjes së këtij telefoni që është hedhur nga qelia përgjatë kontrolleve blic të policisë së burgjeve, burime thanë se i është dërguar SPAK për këqyrje dhe ekspertizë. Siç bën me dije gazetarja, Anila Hoxha, dyshohet se telefoni i përket Azgan Mërnicës dënuar nga apeli me 35 vjet burgim për akuzën e vrasjes së oficerit Novruz Cenalia në Fier. Dënimi nga burg i përjetshëm i vrasësit të policit të Shqiponjave ka sjellë më herët edhe reagimin e ministrit të brendshëm, ndërsa pas kontrolleve blic ai ka mohuar qe telefoni të jetë i tij. Megjithatë agjencia AMSEVP në ministrinë e drejtësisë po heton për rastin dhe ka dyshime qe telefoni përdorej nga Mernica. Për këtë shkak janë pyetur edhe forcat operacionale që kanë ushtruar kontrolle në...
Burimi:
sot.com.al