Aksidenti tragjik/ Shoferi pësoi infakt, po qarkullonte me shpejtësi brenda normave
12 pasagjerë u dërguan dje te spitali i Traumës të plagosur nga aksidenti i regjistruar dje rreth orës 15:00 ku minibusi i linjës Berat-Tiranë përfundoi në kanal pranë QTU. Spitali i Traumës informon sot se 5 nga të plagosurit kanë dalë nga spitali pas marrjes së mjekimit ndërsa 1 tjetër pritet të largohet sot. Ndërkohë i mituri 8-vjeçar është në reminacion me parametra jetësorë stabël. Në reminacion ndodhet gjithashtu dhe një shtetase vietnameze me nënshtetësi çeke, e cila vijon të jetë në gjendje të rëndë për shkak të dëmtimeve të rënda. Nga ky aksident ndërroi jetë shoferi i autobusit Redion Hasimi 36 vjeç, i cili dyshohet se ka pësuar infark. do të jetë ekspertiza mjekoligjore ajo që do të përcaktojë me saktësi shkakun e ngjarjes....
Burimi:
ntv.al