Aksidenti te rrethrrotullimi i TEG, reagon policia: Viktimat janë shtetas të huaj. Zbardhen identitetet
Policia e Shtetit ka identifikuar dy personat që humbën jetën në aksidentin e rëndë rrugor të ndodhur pasditen e së mërkurës pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, në Tiranë. Viktimat janë Mohamed Lotf, rreth 30 vjeç, drejtues i kamionit pompë betoni, dhe Mohamed Ali, rreth 44 vjeç, pasagjer në të njëjtin mjet. Lotf humbi jetën në vendngjarje, ndërsa Ali ndërroi jetë në spital, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë. Nga aksidenti mbeti i plagosur edhe drejtuesi i automjetit tjetër të përfshirë në përplasje, Roland Nuri, 28 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacioneve të raportuara, kamioni pompë betoni i përfshirë në aksident i përkiste kompanisë “Alba Beton”. Në njoftimin zyrtar, Policia bën me dije se aksidenti ndodhi pasi kamioni...
Burimi:
gijotina.com