Aksidenti që u mori jetën dy fëmijëve, reagon kryeministri Rama
Kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetin social X për aksidentin tragjik në Durrës me dy fëmijë që ndërruan jetë, duke shprehur ngushëllimet për tragjedinë e dy familjeve. Reagimi i plotë: Sapo kemi zbritur në Erevan të Armenisë për Komunitetin Politik Europian dhe kam mësuar për tragjedinë e pangushëllueshme të humbjes së dy fëmijëve, ndërkohë që fëmija i tretë lufton për jetën nën kujdesin e mjekëve. Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, u dhëntë forcën e jashtëzakonshme prindërve për t’i mbijetuar dhimbjes së madhe, ndërkohë që bashkohem në lutjet për shërimin e fëmijës në spital.
Burimi:
sot.com.al