Aksidenti me një të vdekur dhe tre të plagosur në aksin Thumanë-Laç/ Policia arreston shoferin (EMRAT)
Policia e Lezhës ka arrestuar shoferin e dyshuar që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen, mesnatën e djeshme, në aksin Thumanë-Laç. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 20-vjeçarin Orgest Peca, banues në Durrës, për veprën penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Viktimë e përplasjes mbeti drejtuesi i mjetit tjetër, Nikolin Gjoni. Ky i fundit udhëtonte në mjet bashkë me 3 të afërm që mbetën të plagosur. Kurse i arrestuari drejtonte mjetin tjetër që u përplas. “Rreth orës 23:30, të datës 19.05.2026, në aksin rrugor Thumanë–Laç, automjeti që drejtonte 20-vjeçari është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. Gj., 56 vjeç. Si pasojë e aksidentit, shtetasi N. Gj. ka humbur jetën, ndërsa janë dëmtuar shtetasit P. Gj., 75 vjeç, M. Gj., 70 vjeçe dhe V....
Burimi:
sot.com.al