Aksident në Lezhë-Milot, humb jetën këmbësori 50-vjeçar/ Dyshohet se i preu rrugën makinës

Aksident në Lezhë-Milot, humb jetën këmbësori 50-vjeçar/ Dyshohet se i preu rrugën makinës

Një 50-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së dielës në aksin Lezhë-Milot teksakr u përplas nga një makinë. Artur Prendi, 42 vjeç, drejtonte mjetin që i mori jetën Gëzim Tucit. Sipas burimeve, në testin e alkoolit ai rezultoi negativ. Dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë ndërprerja e menjëhershme e rrugës nga ana e këmbësorit. Njoftimi i policisë: Rreth orës 23:00, në aksin rrugor Lezhë–Milot, automjeti me drejtues shtetasin A. P., rreth 42 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin G. T., rreth 50 vjeç, i cili ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. P., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave...