Aksident në aksin Korçë-Bilisht/ Makina përplas për vdekje këmbësorin, arrestohet drejtuesi i mjetit

Aksident në aksin Korçë-Bilisht/ Makina përplas për vdekje këmbësorin, arrestohet drejtuesi i mjetit

Një aksident me pasojë vdekjen e një 62-vjeçari është riregjistruar mesditën e sotme në aksin Korçë-Bilisht. Mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor i cili u transportua menjëherë në spital, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë nga plagët e marra. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Tren të bashkisë Devoll. Njoftimi i policisë Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. P., 47 vjeç, banues në fshatin Sul, Devoll, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Sot rreth orës 11:45, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Tren, automjeti me drejtues shtetasin F. P., ka përplasur shtetasin L. Sh., rreth 62 vjeç, i cili sapo kishte zbritur nga një automjet tjetër. Si pasojë e aksidentit,...