Aksident me një të vdekur në Lezhë, identifikohet viktima-Emri
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Rrilë, ku një automjet është përplasur me një motomjet.Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën në vendngjarje. Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Paulin Marku.Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.Lezhë/ Informacion paraprakRreth orës 21:10, në aksin rrugor Lezhë–Kryqëzimi i Rrilës, automjeti me drejtues shtetasin M. P., 23 vjeç, banues në Lezhë, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. M., 36 vjeç, banues në fshatin Barbulloj, Lezhë.Si pasojë e aksidentit, shtetasi P. M., ka humbur jetën.Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. P., është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave...
Burimi:
ntv.al