Aksident i rëndë në Vlorë/ Përplasen kamioni dhe automjeti, plagosen dy vajza
Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mesditen e sotme në zonën e Pyllit të Sodës në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një kamion dhe një automjet, ku përplasja ka qenë mjaft e fortë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dy mjetet. Për pasojë, dy vajza, të cilat udhëtonin në automjet kanë pësuar dëmitme dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë përplasje, ndërsa shërbimet e Policisë kanë marrë masa për normalizimin e qarkullimit në këtë aks, i cili për shkak të...
Burimi:
sot.com.al