ADN-ja konfirmon vdekjen e Eglant Koçit, 34 vjeçari u ekzekutua nga shoku i ngushtë dhe trupi u gjet pas një jave…
Eglant Koçi është shpallur zyrtarisht i vdekur. Analiza e ADN-së së kryer nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, ka konfirmuar se trupi që u gjet fshatin Cërruje, në kufirin mes Tiranës dhe Elbasanit, i përket të riut që u vra nga shoku i ngushtë. Hetuesit kanë marrë një mostër nga nëna e Eglantit dhe pasi kanë bërë të gjitha analizat e nevojshme, kanë mundur të konfirmojnë, fatkeqësisht, se trupi është i 34 vjeçarit që u vra nga shtetasi Armand Shakaj. Familja Koçi është njoftuar për rezultatet e ADN-së dhe pritet që të paraqiten në ambientet e IML-së së Tiranës, për të tërhequr trupin e Eglantit, dhe për ta përcjellë atë për në banesën e fundit, përgjithmonë. Eglant Koçi u pa për herë të fundit më 4...
Burimi:
sot.com.al