Abissnet Superiore 2026/2027, hidhet shorti i kalendarit të sezonit të ri, Vllaznia përballet me Skenderbeun
U hodh këtë të hënë, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, shorti për kalendarin e kampionatit “Abissnet Superiore” për sezonin futbollistik 2026/2027. Në ceremoninë e organizuar nga Federata e Futbollit morën pjesë përfaqësuesit e klubeve të “Abissnet Superiore”, si edhe përfaqësues të medias.Edicioni i 88-të i kampionatit elitar shqiptar do të nisë më 22 gusht me disa përballje mjaft interesante, teksa shorti rezervoi duele që premtojnë spektakël që në javën e parë.JAVA E PARËPartizani – TeutaLaçi – ElbasaniVllaznia – SkënderbeuDinamo – VoraEgnatia – TiranaEdicioni 2026/2027 i “Abissnet Superiore” do të zhvillohet fillimisht me tre faza të rregullta. Në përfundim të tyre, skuadrat do të ndahen në fazat play-off dhe play-out, ku pikët e grumbulluara gjatë sezonit të rregullt do të përgjysmohen.Në fazën play-off do të...
Burimi:
sarandanews.com