61 mln euro pasuri të sekuestruara, asetet e konfiskuara po kthehen në qendra sociale dhe hapësira për komunitetin
Mbi 61 milionë euro pasuri të sekuestruara vetëm gjatë vitit 2025 dhe dhjetëra asete janë vendosur tashmë në funksion të komunitetit. Nga godina dhe ambiente që dikur simbolizonin aktivitet kriminal, sot po krijohen qendra komunitare, hapësira për fëmijë, art dhe shërbime sociale. Ky ishte mesazhi kryesor i konferencës “Nga Konfiskimi tek e Mira Publike”, organizuar nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Për të ngarkuarin me punë të Bashkimit Europian në Shqipëri, Andre Rizzo, konfiskimi i aseteve kriminale mbetet një kusht i rëndësishëm për integrimin europian të vendit dhe se lufta ndaj krimit duhet të fokusohet tek pasuria. “Një nga mesazhet më të qarta është që krimi nuk paguan. Ja pse përdorimi i aseteve të konfiskuara për qëllime sociale është i...
Burimi:
top-channel.tv