I dënuar me 4 vite burg për kultivim droge, kapet në Krujë 40-vjeçari

I dënuar me 4 vite burg për kultivim droge, kapet në Krujë 40-vjeçari

Një 40-vjeçar i dënuar me burg për kultivim të bimëve narkotike është arrestuar nga policia në Krujë. Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi A. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi në vitin 2021 ishte dënuar me 4 vite burgim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.