Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone, shpëtohen dy të rinj në Ksamil

Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone, shpëtohen dy të rinj në Ksamil

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur pasditen e të martës kur salla operative është lajmëruar nga një telefonatë se në afërsi të ishujve të Ksamilit një pedalone kishte futur ujë në brendësi të saj dhe si rezultat pedalonia është anuar duke marrë ujë brenda, duke u rrezikuar të mbytej. Në pedalone ndodheshin 2 persona, Hetem Mezini 29 vjeç dhe Zef Mersini 36 vjeç, të dy nga Kukësi. Për dhënien e ndihmes ka shkuar policia kufitare e Sarandës me mjetin lundrues BP- 11, dhe 2 jetskite, ku shtetasit e mësipërm u moren në gjendje të mirë shëndetësore dhe pedaloni u tërhoq në breg.