“Do përdoren për të goditur Ukrainën”, Rusia furnizohet me raketa balistike nga Koreja e Veriut
Rusia po thellon bashkëpunimin ushtarak me Korenë e Veriut. Sipas inteligjencës ushtarake ukrainase, një njësi raketore koreano-veriore pritet të dislokohet në rajonin rus të Voronezhit, pranë kufirit me Ukrainën, dhe mund të pajiset me deri në 120 raketa balistike dhe gjashtë lëshues raketash. Për të mundësuar operimin e këtyre sisteme balisitke do të jenë rreth 90 efektivë ushtarakë nga Koreja e Veriut, të cilët pritet të veprojnë në bashkëpunim me brigadën e 112-të raketore të ushtrisë ruse. Sipas Kievit, Pheniani ka dërguar tashmë një tjetër kontingjent raketash të tipit KN-23 dhe KN-24, ndërsa detajet përfundimtare të këtij dislokimi pritet të përcaktohen gjatë bisedimeve të nivelit të lartë muajin e ardhshëm. Megjithatë, Reuters thekson se nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime....
Burimi:
javanews.al