6 italianë të dhunuar apo një konflikt me të mitur? Versionet që nuk përputhen për ngjarjen në zemër të tiranës

6 italianë të dhunuar apo një konflikt me të mitur? Versionet që nuk përputhen për ngjarjen në zemër të tiranës

Një incident i ndodhur mbrëmjen e 29 korrikut, pas Pallatit të Kulturës në Tiranë, ka prodhuar dy versione që ndryshojnë ndjeshëm nga njëri-tjetri. Raportimet fillestare në media flisnin për gjashtë turistë italianë të sulmuar nga rreth 20 adoleshentë, madje edhe për pretendime se të rinjtë i kishin kërcënuar me thikë për t’u marrë para. Këto mbeten pretendime të palës italiane dhe raportime mediatike, pasi deri tani nuk janë konfirmuar nga Policia. Çfarë konfirmon Policia? Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 22:00 policia ka gjetur shtetasin italian G. M. me dëmtime të lehta sipërfaqësore. Me të ndodheshin vetëm dy shokë, ndërsa ndihma e parë i ishte dhënë nga punonjës të Policisë Bashkiake që ndodheshin pranë zonës. Italiani është dërguar në spital, por është larguar me dëshirën e...