4.3 mln eurot për koncertin e Kanye West, Zhupa: Ku ishte urgjenca?
Ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja, ndodhet para komisionit të posaçëm ku është përfshirë në një debat me kryetaren Ina Zhupa për financimi prej 4.3 milionë eurosh nga qeveria për koncertin e Kanye West. Zhupa e pyet ministrin cila është arsyeja e alokimit të këtyre parave duke u cilësuar si emergjencë për një koncert të parashikuar. Gonxhja u përgjigj se gjithçka është zbatuar sipas aktit normative dhe nëse s’do të ishte realizuar koncerti, atëherë do të duhej të përgjigjej sesi do të ktheheshin paratë e këtij financimi. Zhupa: Keni dhënë 4.3 mln euro për një koncert privat kur kishit premtuar që nuk do të jepnit asnjë lekë. Si e konceptoni ju urgjencën e një koncerti të parashikuar? Urgjencë ishte mos shitja e biletave? Cila ishte nevoja...
Burimi:
sot.com.al