4.3 mln euro për koncertin e Kanye West/ PD i kërkon KLSH të auditojë Qeverinë: Buxheti i shtetit nuk ështe xhep personal i Ramës

4.3 mln euro për koncertin e Kanye West/ PD i kërkon KLSH të auditojë Qeverinë: Buxheti i shtetit nuk ështe xhep personal i Ramës

Partia Demokratike ka ndërmarrë një hap ligjor për të zbardhur mënyrën e financimit të koncertit të këngëtarit Kanye West në Tiranë. Deputeti i PD-së, Eno Bozdo, në një deklaratë për mediat, njoftoi se grupi parlamentar i PD-së i është drejtuar Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) me një kërkesë zyrtare për auditimin e plotë të përputhshmërisë së këtij shpenzimi. Bozdoe cilësoi vendimin si shpërdorim, duke argumentuar se fondi rezervë është i destinuar për emergjenca si fatkeqësitë natyrore dhe jo për aktivitete private. Sipas tij, koncerti nuk përmbush kriteret kushtetuese të “nevojës dhe urgjencës” që justifikojnë nxjerrjen e një akti normativ. Deputeti demokrat akuzoi kryeministrin Edi Rama se e ka përdorur koncertin si një mjet për të larguar vëmendjen nga protestat kundër qeverisë që vijojnë prej...