36 vite nga eksodi i madh i Ambasadave në Tiranë, simboli i guximit të atyre që zgjodhën lirinë
Ambasada Gjermane në Shqipëri, ka rikujtuar një moment shumë të rëndësishëm të historisë së popullit shqiptar, 2 Korrikun e 1990-ës, ditën kur mijëra shqiptarë e shqiptare u dyndën drej ambasadave të huaja në Tiranë. Sot janë bërë plot 36 vite nga momenti kur rreth 5,000 qytetarë shqiptarë sfiduan diktaturën dhe hynë me forcë ose fshehurazi në oborret e ambasadave të huaja për të kërkuar azil politik dhe liri. “Në territorin e Ambasadës Gjermane gjetën strehim përfundimisht më shumë se 3.200 persona. Të shtyrë nga dëshira për liri, demokraci dhe kushte më të mira jetese, ata ndërmorën një hap të guximshëm drejt të panjohurës”, shkruhet ndër të tjera në postimin e Ambasadës gjermane. 2 korriku është i njohur si eksodi i madh i ambasadave në Tiranë, dhe...
Burimi:
ntv.al