342 mijë gjoba në 6 muaj, Policia Rrugore shton kontrollet në akset kryesore
Kontrollet e shtuara në rrugë dhe përdorimi i teknologjisë për monitorimin e qarkullimit kanë sjellë një ulje të rasteve penale, por një rritje të ndjeshme të masave administrative gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026. Sipas të dhënave të siguruara nga ABC News, Policia Rrugore ka regjistruar 327 raste penale në qarkullimin rrugor, 23 më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, kur u evidentuan 350 raste. Rënie është shënuar edhe te drejtimi i automjetit në gjendje të dehur. Gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti janë evidentuar 190 raste, nga 221 të regjistruara një vit më parë. Ndërkohë, drejtimi i automjeteve pa leje drejtimi mbetet shqetësues. Policia ka konstatuar 129 raste, shtatë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025....
Burimi:
ntv.al