30 milionë euro tendera, gjykata vendos për dosjen “Kolonja” më 9 shtator

30 milionë euro tendera, gjykata vendos për dosjen “Kolonja” më 9 shtator

Ka dështuar mbajtja e seancës paraprake në Gjykatën e Posaçme për kryebashkiakun e Kolonjës Erion Isain dhe 14 të pandehur zyrtarë të bashkisë dhe ARRSH-së që akuzohen për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Gazetarja e ABC News, Alketa Shaba, raportoi se shtyrja e seancës u bë pasi palët nuk kanë marrë njoftimin në mënyrën e duhur. Bëhet fjalë për një hetim mbi 3 procedura prokurimi në vitin 2020 që në total e kalojnë vlerën e 30 milionë eurove. GJKKO pritet të vendosë nëse e pranon kërkesën e SPAK për kalimin në gjykim të dosjes, e kthen pas për plotësim hetimesh ose e pushon çështjen.