2 milionë hyrje-dalje u përpuan në pikat kufitare mes Kukësit e Kosovës gjatë majit e qershorit, mbi 12 mijë vetëm sot
Gjatë muajve maj dhe qershor është shënuar rekord i hyrje-daljeve në pikat kufitare të qarkut Kukës me Kosovën, ndërsa mijëra qytetarë dhe drejtues mjetesh nga Kosova kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar,Parkut Kombëtar të Valbonës dhe destinacioneve të tjera turistike për të kaluar fundjavën dhe pushimet verore. Sipas drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës, Arben Alika, gjatë muajve maj dhe qershor janë përpunuar në hyrje dhe dalje mbi 2 milionë shtetas, me një mesatare ditore prej më shumë se 42 mijë personash. Pjesa dërrmuese e tyre janë shtetas të Kosovës. Për të përballuar fluksin në rritje, Policia Kufitare ka shtuar kapacitetet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të qarkut, duke rritur numrin e sporteleve dhe të efektivëve në shërbim. Vëmendja...
Burimi:
sot.com.al