Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?
Ndërsa OTP Bank përballet me shqyrtim rregullator për aktivitetin e saj në Rusi dhe blerjen e Luminor Bank në Baltik, vëmendja shtrihet edhe te tregjet ku grupi operon përmes filialeve, përfshirë Shqipërinë. Rreziqet lidhen me përputhshmërinë me sanksionet, reputacionin, marrëdhëniet me institucionet financiare ndërkombëtare dhe ndikimin e mundshëm të problemeve të grupit mëmë te filialet e tij. Aktiviteti i OTP Bank në Rusi po shndërrohet në një çështje me pasoja përtej tregut hungarez. Sipas një investigimi të Bloomberg, të publikuar më 28 shtator 2026, banka ka pasur mes klientëve të saj në Rusi kompani të kontrolluara nga gjiganti shtetëror Gazprom, si dhe kompani që ofrojnë shërbime për organizata të lidhura me Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR). Zhvillimet kanë shtuar shqetësimet e autoriteteve...
Burimi:
gijotina.com