Aktgjykimi i dytë për Thaçin, më 17 nëntor vendoset për akuzat e pengimit të drejtësisë
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të shpallin më 17 nëntor, në orën 10:00, vendimin për Hashim Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tij, në gjyqin për pengim të drejtësisë. Vendimi do të jepet nga gjyqtari i vetëm Charles L. Gosnell. Në këtë proces, Thaçi akuzohet së bashku me Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin. Të pesë të akuzuarit i kanë mohuar akuzat dhe janë deklaruar të pafajshëm. Prokuroria ka kërkuar 6 vite burg për Hashim Thaçin, nga 3 vite për Smakajn, Kilajn dhe Fazliun, si dhe 9 muaj burg për Kuçin. Gjithashtu, ka kërkuar që dënimi për Thaçin të jetë i njëpasnjëshëm me atë që mund t’i shqiptohet në procesin për krime lufte. Sipas aktakuzës, gjatë vitit 2023, Thaçi...
Burimi:
zeri.ai