“Akte të papranueshme”- Protestuesit i vunë zjarrin Gjykatës së Lartë dhe Apelit, Shoqata e Gjyqtarëve: Dënojmë me forcë sulmet e dhunshme!
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka dalë me një deklaratë ku dënon aktet e dhunës gjatë protestave, por njëkohësisht ngre shqetësime për mënyrën se si Policia e Shtetit ka garantuar sigurinë e gjykatave dhe për deklaratat e kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarëve. Shoqata kërkon mbrojtje më të mirë të institucioneve të drejtësisë dhe respektim të pavarësisë së gjyqësorit, duke theksuar se as protestat dhe as kritikat politike nuk duhet të kthehen në presion ndaj gjykatave. Në deklaratë, shoqata dënon aktet e dhunshme ndaj godinave të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, duke kritikuar zjarrvënien në mjediset e Gjykatës së Lartë dhe dëmtimin e dosjeve gjyqësore, si vepra që kanë pasoja konkrete për qytetarët. “Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë...
Burimi:
javanews.al