Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Akt imoral dhe provokim i pastër”/ Vijojnë protestat në rrugët e Stambollit, karikatura Profetit ndez revoltë te qytetarët turq
Turqia është përfshirë nga një valë zemërimi dhe trazirash pas publikimit të një karikature të konsideruar blasfemuese nga revista satirike Leman, e cila në edicionin e saj të 26 qershorit shfaqte dy personazhe të quajtur Muhamed dhe Moisi (Musa). Karikatura, që u perceptua si një përfaqësim i Profetit Muhamed, nxiti reagime të fuqishme në një vend me shumicë myslimane, ku paraqitja e profetëve është e ndaluar nga besimi dhe ligji. Të hënën në mbrëmje, një grup protestuesish të zemëruar tentoi të hynte në zyrat e revistës në lagjen Beyoğlu të Stambollit, ndërsa policia ndërhyri për të siguruar zonën dhe për...