Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksioni për sigurinë ushqimore, Rama publikon pamjet: Mosfaturimi kërcënon shëndetin e konsumatorëve
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook në lidhje me aksionin e ndërmarrë nga Administrata Tatimore për evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të mosfaturimit të produkteve ushqimore, veçanërisht të atyre të ndjeshme si qumështi, mishi dhe bulmeti i freskët. Në postimin e tij, Rama e cilësoi këtë fenomen jo vetëm si një shkelje e rëndë ligjore, por edhe si një rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin e konsumatorëve shqiptarë. “Mosfaturimi për qumështin, mishin dhe bulmetin e freskët kërcënon shëndetin e konsumatorëve, përveçse cënon rendin ligjor si çdo mosfaturim tjetër,” shkruan Kryeministri. Ai theksoi se strukturat shtetërore do të...