Aksioni për lirimin e trotuareve në Tiranë, Rama: Jo vetëm ngrehinat e hekurit, po edhe platformat nën to do të zhbëhen

Aksioni për lirimin e trotuareve në Tiranë, Rama: Jo vetëm ngrehinat e hekurit, po edhe platformat nën to do të zhbëhen

Kryeministri Edi Rama ka postuar në profilin e tij facebook një video nga aksioni që po kryhet në Tiranë për lirimin e hapësirave publike. Rama shkruan se ky aksion do të vijojë deri në vendosjen e kufijve përcaktues për vendosjen e tavolinave, karrigjeve e çadrave.