Aksioni për lirimin e hapësirave publike mbërrin në Theth/ Beci: Duhet t’i japim fund paligjshmërisë

Aksioni për lirimin e hapësirave publike mbërrin në Theth/ Beci: Duhet t’i japim fund paligjshmërisë

Aksioni kombëtar për lirimin e hapësirave publike ka mbërritur në Theth, ku kanë nisur ndërhyrjet për prishjen e ndërtimeve pa leje. Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale duke theksuar vendosmërinë për t’i dhënë fund zaptimit të paligjshëm të tokave në këtë zonë me rëndësi të veçantë turistike dhe natyrore. “Boll ma, tokë e xanun”, shkruan Beci, duke e shoqëruar me mesazhin: “Aksioni kombëtar i IKMT, Policisë së Shtetit dhe strukturave shtetërore, i mbështetur edhe nga Policia Bashkiake, mbërrin në Theth. T’i japim fund paligjshmërisë.”
Burimi: Sot.com.al