Aksioni i SPAK ‘ndez’ debate në Komision, Kaso: Shteti ka rënë! Xhafaj: Arrestohen individët, jo institucionet! Shenjë e forcimit të shtetit të së drejtës
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Institucioneve është përfshirë sot (22 shtator) nga debate të nxehta politike pas zhvillimeve më të fundit me masën e sigurisë të nxjerrë nga SPAK për drejtuesen e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHISH) dhe kontrolleve te banesa e ish-kryepolicit Ilir Proda. Deputeti i Partisë Demokratike, Iv Kaso, dhe kryetari i Komisionit nga radhët e Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj, kanë përplasur qëndrimet e tyre mbi rënien e shtetit dhe përgjegjësinë politike të kryeministrit Edi Rama. Deputeti demokrat Iv Kaso e nisi fjalën e tij duke kërkuar ndryshimin e menjëhershëm të agjendës parlamentare, duke e cilësuar ngjarjen si një nga goditjet më të rënda për shtetin shqiptar në dekadat e fundit. “Nuk besoj se kjo seancë e sotme e komisionit tonë, apo asnjë...
Burimi:
javanews.al