Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Aksioni i Ramës për ‘shkuljen’ e tendave/ Malaj: Modeli ekonomik i mbështetur te oligarkët po shton pabarazinë dhe tensionin social
Ish-ministri i Financave dhe njëkohësisht ekspert i ekonomisë, Arben Malaj, ka kritikuar aksionin e fundit të nisur nga qeveria, duke theksuar se përqendrimi tek oligarkët dhe bizneset e mëdha, ndërsa injorohet biznesi i vogël, po krijon pabarazi të thellë dhe rritje të pakënaqësisë sociale e politike. I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV, Malaj vuri në dukje se vendimet arbitrare të kryeministrit Rama, si ndërhyrjet në Lungomare apo shkarkimet e padrejta në administratë, janë simptomë e një qeverisjeje që po cenon institucionet dhe ndëshkon qytetarët për interesa të ngushta politike. Sipas tij, ndërgjegjësimi publik dhe reagimi...