Aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje, banorët e Thethit i bllokojnë rrugën Policisë së Shtetit

Aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje, banorët e Thethit i bllokojnë rrugën Policisë së Shtetit

Banorët e Thethit i kanë bllokuar rrugën në hyrje të fshatit Policisë së Shtetit. Forcat e policisë për momentin nuk mund të kalojnë për të qenë në mbështetje të IKMT të cilët edhe sot kane një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje. Banorët protestojnë kundër ndërtimeve në fshatin turistik të Thethit. “Janë shtëpia druri, pa beton, pa asgjë, thjesht druri në tokën time”, shprehet një banor me aftësi të kufizuara mes lotësh. “Kemi aplikuar për leje por nuk na e japin. Kërkojmë nga shteti që të mos na i prishë, ngelim në rrugë të madhe”, ka thënë një banor...
Burimi: Kohajone.com