Aksion në Korçë, 3 të rinj arrestohen duke trafikuar 6 kg drogë me makinë! Ja çfarë u sekuestrua tjetër gjatë kontrollit

Aksion në Korçë, 3 të rinj arrestohen duke trafikuar 6 kg drogë me makinë! Ja çfarë u sekuestrua tjetër gjatë kontrollit

Policia e Korçës finalizoi një operacion antidrogë, duke arrestuar 3 persona të dyshuar, ndërsa janë sekuestruar rreth 6 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa. Operacioni është zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga Strukturat e Hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë. Sipas burimeve, në pranga kanë rënë tre të rinj, dy prej tyre me origjinë nga Tirana dhe një nga Lezha, të cilët dyshohet se po transportonin lëndën narkotike me automjet. Tre personat udhëtonin së bashku në një makinë, e cila është ndaluar nga policia në afërsi të Qafë Thanës. Gjatë kontrollit të automjetit, në pjesën e bagazhit është gjetur një sasi prej rreth 6 kilogramësh lëndë narkotike. Ndërkohë, gjatë kontrollit të njërit prej pasagjerëve është gjetur edhe një qese tjetër me lëndë narkotike, e...